Historia jonë

Përvojë që merr formë.

Dyert e mira fillojnë me të kuptuarit e mënyrës si njerëzit dëshirojnë të jetojnë. Dhe me përkushtimin ndaj çdo detaji.

FiloMuro · Oak

Nga bindja jonë

Prodhuar nga ne.
Menduar për ju.

Treventi u themelua në vitin 2014. Tetë vjet përvojë në tregti na mësuan të njohim materialet, zgjidhjet e mira dhe dëshirat e njerëzve pas çdo projekti.

Që nga viti 2022, dyert i prodhojmë vetë në Kosovë. Kjo na mundëson t’i harmonizojmë përmasat, dizajnin dhe pajisjet, duke i kthyer kërkesat e çdo projekti drejtpërdrejt në prodhim.

Puna jonë bashkon prodhimin tonë me komponentë të përzgjedhur evropianë. Për shtëpi private, projekte të veçanta dhe partneritete afatgjata.

Ajo që na përcakton

2014

Fillimi i historisë sonë.

2022

Hapi drejt prodhimit tonë.

Sipas masës

Çdo derë fillon me projektin tuaj.

Një fillim i ri

Çfarë jete dëshironi të krijoni këtu?

Një imazh. Një plan. Një ide që po merr formë. Na tregoni për të.

Të flasim për projektin